Suksesi në Ferizaj po përhapej në mbarë Kosovën. “Viva Fresh” gjatë këtyre viteve zgjeroi rrjetin e dyqaneve dhe hipermarketeve në komunat kryesore të Kosovës. Në këtë kohë u bë hapja e hipermarketit të parë në Ferizaj, i cili sot është hipermarketi më i madh në Kosovë me 12,000 m2, 23 arka dhe me mbi 30,200 artikuj aktivë.

Më 2010 “Viva Fresh” shënon selinë e zyrës qendrore në kryeqytet, në Prishtinë. Sot kjo pikë ka rreth 10,000 m2, 17 arka, dhe me mbi 26,000 artikuj aktivë. Ardhja në Prishtinë shënoi fillime të reja në zgjerimin e rrjetit të pikave, bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve.