Produktet Fresh

Produktet e mishit

Ne ofrojmë mish të sigurt e 100% të freskët çdo ditë, nga fabrika jonë e përpunimit të mishit në tryezat tuaja.

Pemët dhe perimet

Te ne e gjeni llojllojshmërinë më të gjerë të pemëve e perimeve, nga ato sezonalet, deri te frutat ekzotike të importuara nga mbarë bota.

Bulmeti

Ne ofrojmë të gjitha produktet e bulmetit nga djathëra artizanalë dhe organikë me shije të ndryshme, deri te qumështi i importuar i sojës, i bademit, i kokosit etj.

Pjekurinat

Çdo mëngjes e gjeni aromën e shijshme të pjekurinave të freskëta nga llojet e ndryshme të bukës, deri te kiflet, byrekun, pitet e shtëpisë, mantiat, dhe pjekurinat e ëmbla. Kontaktoni në numrin 049998463 për të porositur çfarëdo pjekurine, si pite, fli, mantia dhe të tjera.

Asortimentet

Programi Fashion

Koleksionet më të reja për fëmijë, të rinj, dhe të gjithë familjen i gjeni në asortimentin e modës. Programi “Fashion” përmban edhe linja ekskluzive të veshjes, si Disney, Melons etj.

Programi Home

Mijëra produkte për shtëpinë duke filluar nga enët e gatimit, pajisjet elektrike deri tek aksesorët e tjerë të domosdoshëm për ambientin familjar.

Programi Higjienë

Të gjitha produktet për nevojat e më të vegjëlve deri te higjiena shtëpiake, kozmetika dhe higjiena personale, me cilësi Premium dhe me çmimet më të lira.

Viva Garden

Linja ekskluzive e produkteve të kopshtit, nga lulet, pishat, fidanët e drunjtë deri te pajisjet e kopshtit dhe ulëset tërheqëse, përbën parajsën e çdo pike të shitjes së “Viva Fresh”-it.

Programi i Pijeve

Të gjitha brendet e ujit, të pijeve freskuese, të frutave të shtrydhur, pijeve të gazuara, energjike dhe me kafeinë, deri tek ato më të famshmet.

Programi i Thatë

Të gjithë përbërësit themelorë për vaktet tuaja dhe të gjitha shtesat e tjera ushqimore të nevojshme për familjen tuaj.