Njëmbëdhjetë vjet pas themelimit, me 21 pika të shitjes, “Viva Fresh Store” kishte ndërtuar prezencë pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. Dyqanet e hapura të tipit A dhe B brenda pak kohësh arritën të bëheshin epiqendër e blerjeve për familjet kosovare, duke ofruar çmimet më të lira në treg dhe llojllojshmëri të produkteve. Në këto vjet, “Viva Fresh” u bë përcaktuesi i trendeve në industrinë e shitjes me pakicë në Kosovë.