“Viva Fresh” u pozicionua si rrjeti numër një i blerjeve me pakicë, duke i mposhtur të gjithë konkurrentët në treg. Me 45 pika “Viva Fresh” njihej në të gjithë vendin si rrjeti më i fuqishëm, më ekonomik dhe më i sigurt në vend. Më 2016 është blerë edhe ish-magazina e Delhaize Group-it në Shqipëri.
Për të rritur efikasitetin me furnitorët dhe për t’i ulur kostot e zinxhirit të furnizimit, më 2016 është ndërtuar sistemi Smart Logjistik në partneritet me EBRD-në dhe ENEF-in, që përfshin mbi 15,000 m2 hapësirë logjistike dhe kapacitet qarkullimi mbi 1 miliard euro në vit.