Në gusht të 2019-s, “Viva Fresh” shënoi zgjerimin në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij viti, “Viva Fresh” bleu Fabrikën e Përpunimit të Mishit që siguroi mish të freskët për 64 dyqanet e “Viva Fresh”-it në të gjithë Kosovën. Me qëllim të përmirësimit të operacioneve dhe strategjisë së rritjes, filloi bashkëpunimin me konsulentë ndërkombëtarë të specializuar në shitjen me pakicë.
