Burimet njerëzore
Mbi 3200 punëtorë
Puna e palodhshme e mbi 3200 punëtorëve është zemra e suksesit të “Viva Fresh”-it. Departamenti i Burimeve Njerëzore ka rol kyç në ndërtimin e një kulture motivuese, bashkëpunuese dhe proaktive. Ky departament, përmes trajnimeve, programeve të zhvillimit, akademisë profesionale dhe rrjetit të unifikuar komunikues, jetëson parimet dhe qëllimet e kompanisë.
Si “Viva Fresh”, ne jemi një familje e madhe që i shndërrojmë ndryshimet tona në larmi dhe diversitetin në harmoni! Kultura jonë e punës është e ndërtuar mbi premisat e të Drejtave të Njeriut, andaj përkrahim të drejtën e punëtorëve tanë për mundësi të barabarta dhe zhvillim.
Për sukses në jetë nevojiten tri gjëra: kujdes, rend dhe punë.
Shitës
21 05 2021
Arkatar
Shofer
Shitës
21 05 2021
Menagjer i shitjes
Arkatar
Apliko Online apo shkarko aplikacionin tani dhe dërgoje në pikën më të afërt të “Viva Fresh”-it.
Trajnimet
Në ndërtimin e qëllimeve për të ardhmen, “Viva Fresh” ka investuar në zhvillimin dhe fuqizimin e punonjësve. Vetëm gjatë vitit 2019, janë organizuar mbi 376 trajnime për 2912 punonjës. Kompania organizon mbi 10 trajnime të brendshme, si dhe ofron trajnime profesionale në bashkëpunim me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qendra e trajnimit
E themeluar në vitin 2018, qendra e trajnimit “Viva Fresh” identifikon mundësitë për zhvillimin e stafit dhe mban trajnime të avancuara deri në nivel ndërkombëtar. Me kapacitet prej 400 ulësesh dhe me 500 m2 hapësirë, qendra e trajnimit i ka 14 trajnerë të certifikuar nga GIZ-i.

Qëllimi i jetës & i së ardhmes
Suksesi në punë dhe lumturia janë të rëndësishme për ne, andaj në trajnimin e mbajtur në Qendrën e logjistikës janë vendosur standarde të reja në komunikim, në përcaktimin e synimeve të qarta, dhe në përfshirjen e punonjësve në misionin korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit.
Bashkëpunimi me institucione të jashtme dhe organizata
“Viva Fresh” ka ndërtuar bashkëpunim me institucione të jashtme publike dhe private, në zhvillimin dhe aftësimin e punëtorëve të ardhshëm, duke përjashtuar çdo formë të diskriminimit në ndërtimin e komunitetit gjithëpërfshirës etnik dhe kulturor.
Disa nga institucionet bashkëpunuese janë GIZZ, VORAE, IOM, CSR, Zyra e Punësimit të Kosovës, Qendra e Kompetencës Malishevë, Qendra e Kompetencës Prizren dhe Shkolla Profesionale Deçan.