Në një botë që shpesh anashkalon mençurinë dhe bukurinë e moshës dhe dashurinë e pakushtëzuar të familjeve të mëdha, Viva Fresh Store nderon vlerat dhe individët që kanë qenë dëshmitarë të kalimit të kohës.

Me rastin e Ditës së Familjes, një ditë kushtuar respektimit të lidhjeve që e bëjnë jetën tonë të vlefshme, Viva Fresh Store ka nisur një mision për të festuar dhe nderuar heronjtë e familjes.

Si shenjë nderimi për burrin dhe gruan më të vjetër në vend, si dhe një familje të jashtëzakonshme që ka rritur 12 fëmijë, Viva Fresh Store jo vetëm që sjell gëzim dhe mbështetje në jetën e tyre, por edhe na kujton thelbin e vërtetë të familjes.

Me një gjest të vogël, por kuptimplotë Viva Fresh Store, jo vetëm që u ka dhënë këtyre individëve dhe familjeve një arsye për të buzëqeshur, por gjithashtu na ka kujtuar të gjithëve kuptimin dhe fuqinë e vërtetë të familjes.