Oda Ekonomike e Kosovës në shënimin e 60 vjetorit të saj, ka ndarë shpërblimet vjetore për kompanitë më të suksesshme të Republikës së Kosovës dhe më këtë rast, Viva Fresh Store është shpërblyer me dy çmime “Punëdhënësi i Vitit 2022” dhe “Tatimpaguesi i Vitit 2022”.

Menaxhmenti i Viva Fresh Store falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj profesional të cilët edhe me tutje vazhdojnë të jenë pjesë e sukseseve të pandalshme të zhvillimit
dhe zgjerimit të kompanisë brenda dhe jashtë Kosovës.

Viva Fresh Store është lider i marketeve në vend dhe aktualisht ka të punësuar mbi 5000 punonjës në mbi 170 markete të formateve të ndryshme, të cilat operojnë në Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut!