Viva Fresh Store

Rregullat dhe Kushtet e Kampanjës për Ditëlindjen e 21-të të Viva Fresh

Mekanizmi i Shpërblimeve

  • Pranvera dhe Marjani (Pranvio)
  • Egzoni
  • Arjani dhe Alba

Çdo ditë, një nga influencerët do të jetë në një nga pikat e Viva Fresh në të gjithë Kosovën.

  • Konsumatorët duhet të kryejnë blerjen në Viva Fresh.
  • Pas kryerjes së blerjes në arka, influencerët do të ndalojnë konsumatorët e rastësishëm dhe do të verifikojnë:
  • Nëse konsumatori ka bërë follow Viva Fresh në rrjetet sociale (TikTok, Instagram ose Facebook).
  • Nëse konsumatori ka shkarkuar aplikacionin Viva Fresh.
  • Nëse konsumatori përmbush këto kushte, ata do të shpërblehen me një nga çmimet.
  • Në rast se nuk i përmbushin kushtet, influencerët do të ndihmojnë konsumatorët që të bëjnë follow Viva Fresh dhe të shkarkojnë aplikacionin për të fituar çmimet.
  • Influencerët kanë të drejtën të përzgjedhin në mënyre të rastësishme konsumatorët që kanë bërë blerje.
  • Influencerët kanë lirinë të përdorin kreativitetin e tyre për krijimin e videove, përderi sa ato jane në linjë me vlerat e Viva Fresh Store, dhe nuk përmbajnë gjuhë ofenduese, diskriminuese, dhe/ose të urrejtjes, dhe nuk prekin tema politike dhe/ose fetare.
  • Videot do të publikohen në të gjitha rrjetet sociale të Viva Fresh si material promovues.

Rregullat Kryesore të Kampanjës

Fushata është e hapur për të gjithë konsumatorët që kryejnë blerje në rrjetin Viva Fresh në Kosovë brenda periudhës së kampanjës.

Influencerët do të zgjedhin në mënyrë të rastësishme konsumatorët të cilët kan bërë blerje dhe do të sigurohen që ata përmbushin kushtet apo bëjnë follow faqet e Viva Fresh dhe shkarkojnë aplikacionin.

Konsumatorët duhet të tregojnë se kanë kryer blerjen dhe se i përmbushin kushtet e fushatës.

Shpërblimet:

Shpërblimet do të ndahen në mënyrë të rastësishme nga influencerët.

– Konsumatorët do të marrin voucher ose biletë për Dubai (ne çift) si shpërblime.

– Një konsumator mund të shpërblehet vetëm një herë gjate kësaj kampanje.

Si të Merrni Pjesë

  1. Vizitoni një nga dyqanet e Viva Fresh në Kosovë.
  2. Kryeni blerje në Viva Fresh Store.
  3. Sigurohuni që keni:
  • Bërë follow Viva Fresh në TikTok, Instagram dhe/ose Facebook.
  • Shkarkuar aplikacionin Viva Fresh.