Lideri i marketeve Viva Fresh Store, ka fituar së fundmi një çmim të rëndësishëm përmes vlerësimit të konsumatorëve. Ky çmim i çmuar iu bashkua listës së çmimeve të shumta të korporatës, që vërtetojnë përkushtimin ndaj shërbimeve të larta dhe përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve.
Çmimi Customer’s Friend – Superior Excellence vjen përmes një ankete të hollësishme ku konsumatorët shprehen përvojën e tyre me produktet dhe shërbimet e kompanisë, duke vlerësuar aspektet si cilësia, ndihma e ofruar, shpejtësia e përgjigjes dhe kujdesi ndaj konsumatorëve.
Korporata Viva Fresh Store, falënderon secilin konsumatorë për besimin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe premton që do të vazhdoj të angazhohet edhe më tutje në avancimin e shërbimeve për të përmbushur dhe tejkaluar pritshmërinë e konsumatorëve.