Qendra e logjistikës
![22new 22new](https://vivafresh-rks.com/wp-content/uploads/elementor/thumbs/22new-p8p92mqs7u1nklry9s4wxdl32esgj7i488tuieckxo.jpg)
Për të rritur efikasitetin me furnitorët dhe për t’i ulur kostot e zinxhirit të furnizimit, më 2016 u ndërtua Qendra e logjistikës me sistemin Smart, si e vetmja në rajon (RKS-ALB-MKD-MNT-BIH). Me një pozitë strategjike në qendër të Kosovës dhe me një qasje të drejtpërdrejtë në autostradën Prishtinë-Shkup-Tiranë, mundëson pranimin e produkteve nga furnitorët vendorë dhe botërorë, si dhe shpërndarjen efikase të tyre.
Dizajn modern
“Viva Fresh” është e vetmja kompani e shitjes me pakicë në Kosovë dhe Shqipëri që ka Qendrën logjistike 24/7, gjatë gjithë vitit. Kjo qendër përfshin mbi 28,000 m2 hapësirë logjistike, kapacitet qarkullimi mbi 1 miliard euro në vit, 59 porta, me mbi 50 kamionë të mëdhenj dhe sistemin më të avancuar të menaxhimit të magazinës WMS.
![23 23](https://vivafresh-rks.com/wp-content/uploads/elementor/thumbs/23-p8g7nakgfbuae8ss7ckmc4fn73zm7k7hywses4bifo.jpg)
![24 24](https://vivafresh-rks.com/wp-content/uploads/elementor/thumbs/24-p8g7u5s0cr8p7otp3tfi1w1vfg55fygwkwd3zw4yz8.jpg)
Teknologjia e fundit
Qendra e Logjistikës përfshin sistemet më inovative dhe efikase si: sistemin e menaxhimit të magazinës WMS, sistemin e menaxhimit të transportit TMS, shkëmbimin elektronik të të dhënave EDI, si dhe pozicionin e stokut smart SMP.
Kapaciteti i dërgesave
Treguesit kyçë të performancës tregojnë suksesin e kësaj qendre në dorëzimin e 11,000,000 kutive gjatë një viti, ekzekutimin e transportit prej mbi 1,300,000 km në 96 pika të shitjes, si dhe arritjen e dërgesave në më pak se 2 ditë. Kjo qendër përmbush kapacitetin edhe të dërgesave të blerjeve online (e-commerce).
![25 25](https://vivafresh-rks.com/wp-content/uploads/elementor/thumbs/25-p8g8ax8e8e6s9ch5829zinrsstispn0kvv6u3ja80k.jpg)