Edhe SOT, u hap edhe një market Super Kit-Go në qytetin Delçevo në Maqedoninë e Veriut. Rrjeti Super Kit-Go me mbi 65 dyqane tashmë është pjesë e Viva Fresh Store, duke u bërë pjesë e totalit të mbi 185 pikave në gjirin e Viva Fresh Store në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Kompania Viva Fresh Store po vazhdon zgjerimin dhe investimet kapitale në Republikën e Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku vetëm këto ditë ka hapur 4 markete, 2 në Kosovë dhe 2 në Maqedoninë e Veriut. Të tilla investime gjigante vetëm sa do të rriten ku vetëm gjatë muajit korrik, priten të hapen edhe 10 markete të reja shtesë, 5 në Kosovë dhe 5 tjera në Maqedoninë e Veriut. Ky është një rrugëtim i pandalshëm i kompanisë Viva Fresh Store i cili në vazhdimësi po i kontribuon ekonomisë së vendit në shumë dimensione.
Viva Fresh Store po vazhdon të kontribuojë edhe në uljen e papunësisë në Kosovë duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj me mbi 5500 punonjës të përkushtuar.
Në muajt në vijim do të kemi edhe shumë zhvillime dhe investime në projekte të reja strategjike të cilat do ta lehtësojnë edhe me shumë shërbimin ndaj konsumatorëve. Këto projekte do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në rritjen e punësimit të të rinjve dhe përmirësimin e mjedisit për të punësuarit aktual.
Ditë me parë kompania Viva Fresh Store e vetmja në Kosovë, ka fituar edhe një çmim atë të Customer’s Friend – Superior Excellence! Ky çmim i‘u bashkua listës së çmimeve të shumta të kompanisë, të cilat në vazhdimësi po e vërtetojnë përkushtimin tonë ndaj shërbimeve të larta dhe profesionale ndaj gjithë konsumatorëve në krejt Kosovën.
Kompania Viva Fresh Store dhe menaxhmenti i saj falënderon secilin konsumatorë dhe secilin bashkëpunëtorë për besimin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, andaj VLERËSIMI JUAJ ËSHTË ÇMIMI MË I MIRË!
Kudo, jemi bashkë!