2003 – Hapja e kompanisë

Në qershor të vitit 2003, në zemër të Ferizajt shënohet themelimi i kompanisë dhe hapja e pikës së parë të “Viva Fresh Store”-it në Kosovë. Që nga fillimi, “Viva Fresh” ka ndjekur standardet evropiane, me koncept unik që i ofron mundësinë konsumatorit të gjejë të gjitha produktet nën një çati të vetme.

1896 – 1999

Tradita familjare → Familja Rexhepi me një traditë shumëvjeçare të punës në industrinë e tregtisë, operonte edhe me mullirin më të madh në rajon. Më 1964 familja Rexhepi ndërtoi mullirin e parë elektrik në rajon. Në po këtë pikë, më pas filloi veprimtarinë e shitjes së pemëve dhe perimeve.