2021 – E ardhmja

E ardhmja → Me vizionin “Në të mirë të klientit, gjithmonë një hap para të tjerëve”, “Viva Fresh” është drejt zgjerimit në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si dhe drejt ndërtimit të shërbimit online (e-commerce) më të gjerë në Kosovë. Në vazhdim të traditës familjare, do të vazhdojë zellin e punës duke qenë kompania numër […]

2020 – Udhëheqës i tregut

2020-a dhe lufta me pandeminë Covid-19 paraqiti vështirësi në operacionet e afarizmit në përgjithësi. Mirëpo, “Viva Fresh” si udhëheqës i tregut, me përgjegjësinë për të qëndruar afër konsumatorit besnik, ka siguruar furnizim të vazhdueshëm, shërbim të sigurt, çmimet më ekonomike në treg dhe nuk ka lejuar rritjen e çmimeve nga furnitorët.

2019 – Zgjerimi në Maqedoninë e Veriut

Në gusht të 2019-s, “Viva Fresh” shënoi zgjerimin në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij viti, “Viva Fresh” bleu Fabrikën e Përpunimit të Mishit që siguroi mish të freskët për 64 dyqanet e “Viva Fresh”-it në të gjithë Kosovën. Me qëllim të përmirësimit të operacioneve dhe strategjisë së rritjes, filloi bashkëpunimin me konsulentë ndërkombëtarë […]

2015 – 2018 – #1 në vend

“Viva Fresh”  u pozicionua si rrjeti numër një i blerjeve me pakicë, duke i mposhtur të gjithë konkurrentët në treg. Me 45 pika “Viva Fresh” njihej në të gjithë vendin si rrjeti më i fuqishëm, më ekonomik dhe më i sigurt në vend. Më 2016 është blerë edhe ish-magazina e Delhaize Group-it në Shqipëri. Për […]

2011 – 2014 – Çmimet më të lira në vend

Njëmbëdhjetë vjet pas themelimit, me 21 pika të shitjes, “Viva Fresh Store” kishte ndërtuar prezencë pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. Dyqanet e hapura të tipit A dhe B brenda pak kohësh arritën të bëheshin epiqendër e blerjeve për familjet kosovare, duke ofruar çmimet më të lira në treg dhe llojllojshmëri të produkteve. Në […]

2005 – 2010 – Zgjerimi në Kosovë

Suksesi në Ferizaj po përhapej në mbarë Kosovën. “Viva Fresh” gjatë këtyre viteve zgjeroi rrjetin e dyqaneve dhe hipermarketeve në komunat kryesore të Kosovës. Në këtë kohë u bë hapja e hipermarketit të parë në Ferizaj, i cili sot është hipermarketi më i madh në Kosovë me 12,000 m2, 23 arka dhe me mbi 30,200 […]

2003 – Hapja e kompanisë

Në qershor të vitit 2003, në zemër të Ferizajt shënohet themelimi i kompanisë dhe hapja e pikës së parë të “Viva Fresh Store”-it në Kosovë. Që nga fillimi, “Viva Fresh” ka ndjekur standardet evropiane, me koncept unik që i ofron mundësinë konsumatorit të gjejë të gjitha produktet nën një çati të vetme.

1896 – 1999

Tradita familjare → Familja Rexhepi me një traditë shumëvjeçare të punës në industrinë e tregtisë, operonte edhe me mullirin më të madh në rajon. Më 1964 familja Rexhepi ndërtoi mullirin e parë elektrik në rajon. Në po këtë pikë, më pas filloi veprimtarinë e shitjes së pemëve dhe perimeve.